Trendy

Porositë nga VMRO për BDI, Mexhiti: Osmani zhvillon fushatë të rrejshme

Para 7 muaj

I pyetur për pretendimet e Bujar Osmanit se BDI-ja merr SMS porosi nga VMRO-DPMNE për t’i ngrohur marrëdhëniet, zëvendëskryeministri dhe njëherësh kandidati i VLEN-it për Çair, Izet Mexhiti, shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë. Ai theksoi se, ndërsa Osmani merret me deklarata të tilla, ai vetë është i përqendruar në realizimin e projekteve për komunën që synon ta drejtojë.

“Nuk e kam dëgjuar deklaratën e Osmanit. Ne jemi ë përkushtuar në promovim të punëve që i kemi bërë, në punët që po realizohen dhe në programin që duam ta shpalosim para qytetarëve të Çairit, të tregojmë arsyen pse kërkojmë votën për katër vitet e ardhshme, duke filluar nga arsimi dhe të gjitha fushat tjera në komunën e Çairit”, tha Mexhiti, i cili më tej akuzoi oponentin e tij se nuk ka vizion për Çairin, prandaj merret me manipulime dhe anketa të rrejshme.

“Duke qenë politikan i salloneve, çdo herë bazohet te Borelli, Lajçaku, te porositë që i vinin e nuk i tregon, e dini edhe në të kaluarën ka pasur raste me disa porosi të koduara që i din vetëm ai dhe vazhdojnë me anketa të rrejshëm, duke mos i shpalosur agjencionet dhe vazhdojnë me ‘fake fushatën’ se kështu janë mësuar”, përfundoi Mexhiti.

Trending