Trendy

Porositi mobilje në vlerë 550 euro, por nuk i mori, Mashtrohet 47-vjeçarja nga Tetova!

Para 2 ditë

Më 16 mars 2026, rreth orës 13:00, në SPB Tetovë është denoncuar një rast mashtrimi nga një grua 47-vjeçare nga rrethina e Tetovës.

Sipas denoncimit, në shkurt të vitit 2026, ajo kishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale me një person të identifikuar si S.S. nga fshati Haraçinë, rrethina e Shkupit, i cili ishte prezantuar si përfaqësues i një kompanie mobiljesh. Pas komunikimit, pala e dëmtuar kishte rënë dakord për porosi të mobiljeve.

Sipas saj, pas një takimi të drejtpërdrejtë, ajo i kishte dorëzuar shumën prej 550 eurosh si paradhënie. Megjithatë, shërbimi nuk është realizuar, ndërsa personi në fjalë më pas është bërë i paqasshëm në telefon.

Autoritetet kanë bërë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Trending