Gjatë ditës dhe natës së kaluar, në zonën e SPB Tetovë janë arrestuar gjashtë persona për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”. Të gjithë personat kanë drejtuar automjete pa pasur të drejtë drejtimi, përkatësisht pa patentë shoferi, ndërsa automjetet u janë sekuestruar.
Në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, në orën 12:00 dhe 12:35, janë arrestuar I.I. (65) nga fshati Pallaticë dhe I.J. (62) nga Tetova, të cilët drejtonin motoçikleta me targa të Tetovës, përcjell tetova1
Në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë, në orën 13:45, në prani të prindit, është arrestuar një i mitur 15-vjeçar nga Tetova, i cili drejtonte një motoçikletë me targa të Tetovës.
Në lagjen Çarshi e Epërme në Tetovë, në orën 00:20, është arrestuar R.I. (26) nga fshati Trebosh, i cili drejtonte një veturë “Porshe” me targa të Tetovës.
Në rrugën “Beliçicë” në Gostivar, në orën 01:15, është arrestuar A.S. (20) nga fshati Debreshë, i cili drejtonte një veturë “Range Rover” me targa të Gostivarit.
Ndërsa në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, në orën 01:20, është arrestuar A.Sh. (52) nga fshati Çegran, i cili drejtonte një veturë “Audi” me targa të Tetovës.
Personat janë ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse./tetova1.mk










