Një incident i pazakontë është regjistruar më 20 qershor rreth orës 10:40 në fshatin Nestrovishtë, komuna Tearcë, kur punonjësit e një firme private, gjatë punimeve me makineri të rëndë (eskavator) në një rrugë të dheut, kanë hasur në një predhë granate kalibër 40 mm.
Rasti është raportuar menjëherë në Policinë e Tearcës, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë hetimore të SPB Tetovë dhe një ekip i specializuar për çminim nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Predha është hequr në mënyrë të sigurt dhe situata është vendosur nën kontroll.
Autoritetet apelojnë që qytetarët të raportojnë menjëherë raste të ngjashme dhe të shmangin ndërhyrjet pa praninë e ekspertëve, për të evituar rrezikun ndaj jetës.





