DPHM njofton se, nën ndikimin e një vale të lagësht, nesër pasdite në pjesët perëndimore do të ketë reshje shiu në ultësira dhe dëborë në male. Gjatë natës drejt së shtunës dhe të shtunën paradite, reshjet do të përhapen në pjesën më të madhe të vendit dhe lokalisht do të jenë më intensive (20 l/m2).
Sipas DPHM, për shkak të ardhjes së një mase ajri më të ftohtë me erë të fortë veriore, reshjet do të kalojnë në dëborë në vendet më të larta dhe në disa nga ultësirat. Në male, shtresa e dëborës do të rritet, ndërsa në disa nga vendet më të larta do të formohet një shtresë e vogël dëbore.
Në Shkup, nesër në orët e mbrëmjes do të ketë reshje të herëpashershme shiu, ndërsa gjatë natës dhe të shtunën paradite në pjesët më të larta të luginës reshjet do të kalojnë në dëborë. Të shtunën do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë, nga veriu.