Trendy

Presidenti Begaj të shtunën viziton Komunën e Gostivarit

Para 4 javë

Të shtunën, Komuna e Gostivarit do të presë në vizitë zyrtare Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Siç bëhet e ditur nga Komuna e Gostivar, përgatitjet për pritjen madhështore tashmë janë në fazën përfundimtare. Në këtë ngjarje të rëndësishme pritet të marrin pjesë edhe figura të njohura të jetës politike dhe shoqërore nga vendi dhe rajoni.

Sipas njoftimeve zyrtare, Presidenti Begaj do të mbërrijë në ambientet e Komunës në orën 13:00, ku fillimisht do të zhvillojë një takim me Kryetarin e Komunës, Valbon Limani. Më pas, delegacionet do të vijojnë në sallën e Këshillit Komunal, ku do të mbahet takimi i zgjeruar.

Vizita e Presidentit Begaj në Gostivar vlerësohet si një moment i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe thellimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve.

Trending