Shqiperi

Presidenti Erdogan: Ramë dakord të vazhdojmë luftën tonë ndaj FETO, thellojmë partneritetin strategjik

Autori

Autori

Portali Tetova

October 10, 2024, 12:10

Në deklaratën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se shpreson që bashkë me Shqipërinë të vazhdojnë luftën kundër organizatave terroriste, kundër FETO.

Ndër të tjera Erdogan u shpreh se u ra dakord për të forcuar dhe rritur më tej investimet inovatore. Presidenti turk theksoi se me konsultimet e sotme e thelluan më tej partneritetin strategjik duke përmendur edhe marrëveshjet e nënshkruara.

Recep Tayyip Erdogan: Të nderuar ministra anëtarë të shtypit ju përshëndes në emrin tim dhe të kombit tim. Jam i nderuar që jam në Shqipëri. Siç e dini vitin e kaluar ne festuam 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike më Shqipërinë. Marrëdhëniet tona miqësore në fakt shtrihen përtej një shekulli. Ne e thelluam më tej partneritetin tonë strategjik që e ndërtuam në vitin 2021 mbi këtë themel njerëzor dhe kulturor. Shkëmbym pikëpamje të hollësishme mbi fushat e bashkëpunimit dhe gjithashtu me deklaratën e përbashkët që nënshkruam theksuam vendosmërinë tonë për të thelluar këshillin tonë në fusha të ndryshme. Ne konfirmuam vullnetin tonë për të avancuar me tre marrëveshje që kemi nënshkruar.

Të nderuar anëtarë ne i shohim nismat tona në fushën e tregtisë dhe investimeve si hapa që do të rrisin mirëqënien e popullit, ne vazhdojmë përpjekjet për të rritur vëllimin tregtar në 2 miliardë dollar në fazën e parë.

Ne ramë dakord që të diversifikojmë investimet që do të ofrojnë avantazhe në kushtet e sotme. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë me spitalin në Fier që ne e ndërtuam në kohë rekord në vitin 2021.

Ne diskutuam edhe çështjen e luftës kundër organizatave terroriste, veçanërish kundër FETO, me mikun tim të dashur Ramën. Shpresoj që ta vazhdojmë luftën tonë kundër organizatave terroristeve përmes vendimeve që kemi marrë sot.

/tvklan.al

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2045
Gruda: Gjermaninë e zgjodha me zemër edhe pse prindërit i kam shqiptarë
IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”

Më shumë nga kategoria

IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_2113
Erdogan: I lutem Zotit që Xhamia e Namazgjasë, të sjelli dobi për të gjithë shqiptarët
IMG_2097
Daçiqi në Kumanovë i dhuroi Dimitrievskit Fiço me mbishkrimin “MILICIJA”
IMG_2099
Nis ceremonia për inaugurimin e xhamisë së re të Namazgjasë, Rama dhe Erdogan të shoqëruar nga bashkëshortet
IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2084
Erdogan: Xhamia e Namazgjasë, dhuratë për popullin shqiptar
IMG_2085
Rama falënderon Erdoganin: Ejvallah!

DIASPORA