Trendy

Presidenti i Brazilit Lula kritikon Trumpin: Nuk mund të pranojmë dikë që sillet si zot i botës

Para 1 orë

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, ka kritikuar ashpër presidentin amerikan Donald Trump për sulmin dhe luftën kundër Iranit.
“Nuk mund të rrimë mënjanë dhe të shohim dikë që e konsideron veten zot të botës. Nuk mund të zgjohemi në mëngjes dhe të shohim dikë që thotë se do ta marrë Grenlandën, Kanalin e Panamasë, Kubën dhe Venezuelën, dhe se do ta bombardojë Iranin”, deklaroi Lula da Silva.
Presidenti brazilian shtoi se sovraniteti i shteteve duhet të respektohet dhe se askush nuk duhet të veprojë mbi vendet e tjera me logjikën e forcës.
Këto deklarata vijnë në një kohë tensionesh të larta ndërkombëtare, ndërsa reagimet ndaj zhvillimeve të fundit mes SHBA-së dhe Iranit po shtohen nga vende të ndryshme të botës.

Trending