Tribuna “Marshin Beqiri”, më e zjarrta në shqiptari, e cila ju bëri ballë sfidave të kohës, dhe luftoi padrejtësitë ndaj shqiptarëve !!
Vendi ku bashkoi tetovarët nën një ombrellë, si duket ka ardhur koha që të shijojmë ndeshjet e fundit në këtë tribunë, me shpresë që pasioni dhe entuziazmi në tribunën e re do të vazhdoj edhe më fortë.
Siç e dini edhe ju tifozë të Shkëndijës, me datë (12.04.2024) do të bëhet prezantimi i projektit të stadiumit nga Komuna e Tetovës dhe do të jemi prezent në tribunën tonë të përjetshme që të jemi dëshmitarë të këtij zotimi, duhet të cekim që jemi të pastërt nga çdo etiketim i mundshëm nga partitë politike pasi jemi në prag të zgjedhjeve, kështu që prezenca jonë ka vetëm një shpjegim:
“Interesi jonë është vetëm Shkëndija”.
Ndeshja e veteranëve të klubit
E Premte – Ora: 16:30 (Marshin Beqiri)
Për Shkëndijën ⚫🔴
Për qytetin !