Ilaz Kadriu nga Kerçova – një emër i njohur në diasporën shqiptare në SHBA! Ish-kryetar i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois dhe bashkepunëtor i ngushtë i presidentit historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova dhe Anton Çetes.
Kontributii tij në mbeshtetje të çështjes kombëtare dhe në forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe atdheut mbetet i veçantë dhe i paharruar.
Prof. Ilaz Kadriu është një ndër emrat e njohur të arsimit dhe kulturës shqiptare, me një karrierë të gjatë si profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge. I diplomuar në Universitetin e Prishtinës, ai ka kontribuar për dekada në formimin e brezave të rinj të studentëve, duke përcjellë dashurinë për gjuhën, artin dhe kulturën franceze.
Përveç punës së tij akademike, Prof. Kadriu njihet për përkushtimin ndaj vlerave të arsimit, përkthimeve letrare dhe lidhjeve kulturore ndërmjet botës frankofone dhe asaj shqiptare. Aktualisht jeton në Des Plaines, Illinois (SHBA), ku vazhdon të jetë aktiv në fushën e arsimit dhe aktiviteteve kulturore shqiptare në diasporë.
Me përvojë, pasion dhe përkushtim të rrallë, Prof. Ilaz Kadriu mbetet një shembull frymëzues për të gjithë ata që besojnë se arsimi dhe kultura janë themeli i çdo shoqërie të zhvilluar.


VIDEO: https://www.facebook.com/share/v/1AWfw7oGff/?mibextid=wwXIfr










