Vazhdojnë largimet nga BDI. Ish-kandidatja për deputete e BDI-së në zgjedhjet parlamentar te vitit 2020 Imrane Morina i është bashkuar Bilall Kasamit të Lëvizja Besa në VLEN.
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka njoftuar përmes një postimi publik se Dr. sc. Imrane Morina i është bashkuar angazhimit politik në kuadër të Lëvizjes BESA dhe koalicionit VLEN.
Sipas Kasamit, Morina është doktore e shkencave politike, aktiviste dhe ligjëruese nga Shkupi, me një përvojë të gjatë në çështje publike dhe angazhim qytetar. Ajo ka përfunduar studimet e doktoraturës në shkencat politike në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Gjithashtu, Dr. Morina ka qenë kandidate për deputete si në Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe në Kosovë, duke dëshmuar përfshirje aktive në proceset politike në të dy vendet.
“Kontributi i saj do të jetë shumë i çmuar për Lëvizjen BESA dhe VLEN-in. I urojmë mirëseardhje!”, ka shkruar Kasami në postimin e tij.
Prof. Dr. Imrane Morina, është e lindur më 31Janar 1986 në Shkup ku edhe kreu shkollimin (Bachelor,Master, Doktoraturës- Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare)
E martuar në Kamenicë të Kosovës dhe nënë e tre fëmijëve.
Si profesoreshë universitare dhe eksperte e shkencave politike, ajo sjell një kontribut të jashtëzakonshëm falë përvojës së saj të pasur akademike dhe angazhimeve publike.
Prof Imrane Morina ka qenë e angazhuar si profesoreshë universitare drejtimi Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Kandidate për deputete e BDI-së për zgjedhjet e vitit 2020 në Maqedoninë e Veriut, asambleiste dhe aktiviste e dëshmuar në jetën publike.
Ajo fitoi gradën master në Shkencat Politike dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare në vitin 2017, ndërsa gradën doktor në fushën e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në vitin 2023.
Universiteti Amerikan i Evropës “FON”, Universiteti i “MIT”, Universiteti “Nënë Tereza” janë vetëm disa nga institucionet në të cilat ka shërbyer.
Punimet e saj shkencore janë vlerësuar dhe publikuar në revista të mirënjohura vendore dhe ndërkombëtare.









