Më shumë se 200 profesorësh nga Universiteti i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti “Nënë Tereza” kanë publikuar një letër të hapur drejtuar partive politike, Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përmes së cilës shprehin vërejtjet, shqetësimet dhe propozimet e tyre lidhur me Propozim-ligjin për Arsimin e Lartë, i cili ndodhet në fazën e përgatitjes dhe miratimit. Në letrën e tyre drejtuar partive politike, Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, profesorët theksojnë se janë të vetëdijshëm për nevojën e avancimit të arsimit të lartë dhe harmonizimit të tij me standardet evropiane, por vlerësojnë se disa nga zgjidhjet e propozuara përbëjnë ndërhyrje serioze në autonominë universitare, e cila, siç theksojnë, garantohet me Kushtetutë dhe me standardet ndërkombëtare në fushën e arsimit.
Trending










