Trendy

Profesori tetovar Festim Halili në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në Uashington, takon kongresmenin Juan Vargas

Para 3 orë

Profesori nga Tetova, Festim Halili, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka marrë pjesë në aktivitetin tradicional “Lutjet Nacionale të Mëngjesit”, një ngjarje me rëndësi të veçantë që mbledh liderë politikë, akademikë dhe figura publike nga mbarë bota.

Gjatë qëndrimit në Uashington, Halili zhvilloi një takim në Capitol Hill me kongresmenin amerikan Juan Vargas, përfaqësues i Kalifornisë dhe mik i veçantë i rajonit tonë. Në këtë takim, kongresmeni Vargas ndau një moment domethënës nga e kaluara e tij, duke treguar se gjatë luftës në Kosovë kishte strehuar për dy vite në shtëpinë e tij një familje refugjate kosovare – një gjest human që u vlerësua lart nga profesori Halili.

“Jemi të bekuar dhe mirënjohës që kemi miq të tillë. Bashkëpunimi do të vazhdojë në shumë dimensione”, është shprehur Halili pas takimit.

Në kuadër të kësaj vizite, janë planifikuar edhe takime të tjera në institucione të arsimit të lartë, institucione qeveritare amerikane, si dhe pjesëmarrje në konferencën vjetore për siguri që mbahet në Kongres.

Njëkohësisht, profesori Halili do të marrë pjesë edhe në eventin e Lutjeve Nacionale të Mëngjesit, ku është paralajmëruar prania edhe e presidentit Donald Trump.

Vizita e profesorit tetovar në SHBA vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve akademike dhe institucionale, si dhe promovimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fusha të ndryshme.

Trending