Trendy

Profesorit Efraim Sejdia i ndahet çmimi “Teacher of the Year 2024–2025”

Para 3 muaj

Një lajm i mirë vjen nga shkolla e mesme “Nikolla Shtejn”.
Në kuadër të EconLit Forum 2025, profesori Efraim Sejdija është nderuar me çmimin “Teacher of the Year 2024–2025” nga Olimpiada Ndërkombëtare e Ekonomiksit, informon portali “tetova1”.

Në informacionin e shpërndarë nga SHMKM “Nikolla Shtejn thuhet:

“Kur pasioni për dijen shndërrohet në sukses kombëtar.”
Sukses i madh për SHMKM “Nikolla Shtejn”
Në kuadër të EconLit Forum 2025, profesori ynë Efraim Sejdija u nderua me çmimin “Teacher of the Year 2024–2025” nga Olimpiada Ndërkombëtare e Ekonomiksit.

Falë përkushtimit të tij profesional mbi 500 nxënës u përfshinë në raundin shkollor të Olimpiadës së Ekonomiksit, ndërsa një nxënës i shkollës sonë u rendit në Top 5 në nivel kombëtar , duke fituar të drejtën për të përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomiksit.
Urime të përzemërta profesorit dhe nxënësve për këtë arritje të jashtëzakonshme që na mbush me krenari, shpresë dhe besim se puna, përkushtimi dhe dashuria për dijen sjellin suksese të mëdha!

/tetova1/

Trending