Trendy

Prokuroria dha detaje për vdekjen në Nerasht e cila dyshohet të jetë vrasje

Para 2 muaj

Prokuroria Publike mëngjesin e sotëm ka sqaruar veprimet të cilat janë ndërmarrë lidhur me vdekjen e djeshme në fshatin Nerasht të Tetovës.

Prokuroria thotë se në vendngjarje u krye inspektim, u dhanë disa udhëzime dhe urdhra me qëllim identifikimin e autorëve për shkak të dyshimeve se vdekja ishte rezultat krimi.

“U dha urdhër për një autopsi, urdhër për të hequr automjetin dhe gjurmët e tjera nga vendi i ngjarjes për ekspertizë, urdhër për të siguruar pamjet e kamerave të mbikëqyrjes, si dhe prova të tjera. Veprohet në bazë të urdhërave”, tha Prokuroria Publike.

Më 24 nëntor 2024 A.B. (42) nga Tetova u gjet i vdekur në veturë në fushat e fshatit Nerasht të rrethinës së Tetovës.

Policia sqaroi se në xhamin e shoferit ka pasur një vrimë nga një predhë e shkrepur, njëjti në pjesën e kokës ka qenë i mbuluar me gjak dhe dyshimi fillestar është se personi është qëlluar me armë zjarri.
/Portalb.mk/

Trending