Trendy

Prokuroria e Gostivarit kërkon paraburgim për një 14-vjeçar

Para 1 orë

Një djalë 14-vjeçar nga Gostivari dyshohet se ka përdhunuar dhe shantazhuar motrën e tij më të vogël me video-incizime.

Prokuroria e Gostivarit ka paraqitur kërkesë në Gjykatë për të filluar procedurat përgatitore me masë të propozuar paraburgimi, përcjell “TV21”.

Arsyeja për këtë është sepse ekziston një dyshim serioz se ai ka kryer vepër penale të vazhdueshme të “incestit”. Sipas njoftimit të prokurorisë, në shkurt të vitit 2026, fëmija dy herë ka përfituar nga mungesa e prindërve të tij dhe e ka përdhunuar motrën e tij 13-vjeçare.

“Vëllai i mitur i ka dërguar viktimës mesazhe me përmbajtje të pahijshme dhe eksplicite për një periudhë të gjatë kohore, dhe në dy raste e ka detyruar atë të kryejë marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gostivarit.

Shtojnë se janë marrë parasysh bazat ligjore dhe nevoja për mbrojtjen e viktimës, për të cilat prokurori ka paraqitur edhe propozim të veçantë për përcaktimin e një mase paraburgimi për fëmijën në konflikt me ligjin.

Trending