Prokuroria Publike Themelore ka dalë me njoftim për bastisjet e djeshme ku u arrestuar njëri nga pjesëtarët e një grupi kriminel, transmeton TV21.
Bëhet e ditur se nën udhëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, në rajonin e qytetit të Shkupit janë realizuar një sërë bastisjesh në 20 vende në Shkup dhe një në Gjevgjeli.
Bëhet e ditur se gjatë bastisjeve janë gjetur dhe marrë disa pajisje që lidhen me shitjen ilegale të drogës dhe substancave narkotike.
“Nga liria janë privuar 10 persona për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se janë anëtarë të grupit kriminel i cili për një periudhë të gjatë kohore kryer vepra penale në fushën e tregtisë së palejuar me drogë dhe me lëndë narkotike. Të dyshuarit – anëtarët të grupit kriminel, kanë shpëarndarë dhe kanë organizuar shitje rrugore të lëndëve narktoike drejtpërdrejt me përdoruesitt.
DUke vepruar në bazë të kallëzimit penale, të parashtruar nga MPB, prokurori poblik ka dhënë urdhër për realizimin e procedurës hetuese kundër 14 personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale – prodhim i pautorizuar dhe lëshim në shitje të drogës, substancave psikotrope dhe prekusorëve”, thuhet në njoftimin e PPTh-së.
Si pasojë, 10 personave u janë shqiptuar masa e paraburgimit. Njëri nga të arrestuarit tashmë ndodhet në paraburgim, kurse tre prej tyre janë të paqasshëm për organet e rendit.
Nga PPTh bëjnë të ditur se aktivitetet për këtë aksion ende vazhdojnë.