Trendy

Protesta në Tiranë, studenti nga Maqedonia: Gjuha shqipe është kujtesa jonë, është amanet

Para 2 javë

Në Tiranë është zhvilluar një protestë nga studentë shqiptarë, të cilët kanë shprehur mbështetje për bashkëmoshatarët e tyre në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë të drejtën për t’i zhvilluar provimet në gjuhën shqipe.

Gjatë protestës, një prej studentëve nga Maqedonia e Veriut mbajti një fjalim ku theksoi rëndësinë e gjuhës shqipe si pjesë të identitetit kombëtar dhe trashëgimisë historike, duke deklaruar se kjo e drejtë nuk mund të negociohet.

Ai u shpreh se gjuha shqipe ka qenë faktor bashkimi dhe mbijetese për breza të tërë dhe se kërkesat për përdorimin e saj në arsim nuk duhet të vihen në pikëpyetje.

“Gjuha shqipe është kujtesa jonë dhe amaneti i brezave që nuk u përkulën kurrë… sot na thonë se duhet të kërkojmë leje për ta përdorur, por jo,” u shpreh ai mes protestuesve.

Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore dhe u mbyll me thirrje për respektimin e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Trending