Trendy

Privohet nga liria një shofer nga Kumanova, ka drejtuar automjetin me 3.08 promilë alkool në gjak

Para 3 orë

Sot (28.02.2026) në orën 15:30, në rrugën lokale Kumanovë-f. Reçicë, nëpunës policorë nga Njësiti Mobil për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Çështje të Komunikacionit e privuan nga liria B.C. (64) nga Kumanova, përcjell tetova1

Gjatë një kontrolli rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasgjerësh “Folksvagen Polo” me targa të Kumanovës, të cilin e drejtonte B.C. dhe pas kryerjes së alkotestit, u konstatua se shoferi është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht e ka drejtuar automjetin me 3.08 promilë alkool në gjak. B.C. është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, do të ngrihet kallëzim penal përkatës./tetova1.mk

Trending