Trendy

Pse ky shtet i lejon infermierët dhe mjekët të ikin?!

Para 2 orë

Qindra infermiere, juristë, ekonomistë të diplomuar, por ende në pritje për një vend pune, e nga ana tjetër qindra vende të lira pune në kompani serioze dhe me paga të majme.

Një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet sot vendi ynë është mungesa e punëtorëve të kualifikuar në shumë profesione. Ndërkohë, çdo vit qindra të rinj diplomojnë në drejtime që nuk u ofrojnë mundësi të mjaftueshme punësimi, ose ka tepricë kadrovike dhe në krahasim me vendet e punës. Për këtë arsye, forcimi i arsimit profesional po bëhet gjithnjë e më emergjent.

Shkollat e mesme profesionale duhet të ofrojnë drejtime që lidhen me nevojat reale të tregut të punës, ndërsa shteti duhet të investojë edhe më shumë në zhvillimin e shkollave që ofrojnë drejtime të tilla. Njëkohësisht edhe nxënësit duhet të orientohen sipas aftësive dhe interesave të tyre, por edhe sipas profesioneve që kërkohen më shumë nga kompanitë dhe institucionet. Kjo do t’u mundësonte atyre të gjejnë më lehtë punë pas përfundimit të shkollimit, por të jetë edhe më të përgaditur, më të suksesshëm dhe konkurues në tregun e punës.

Një model që ka dhënë rezultate të mira në shumë vende evropiane është arsimi me praktikë. Në këtë sistem, nxënësit mësojnë teorinë në shkollë, por një pjesë të kohës e kalojnë edhe në kompani apo punishte, ku fitojnë përvojë konkrete pune. Kjo i ndihmon të jenë më të përgatitur kur hyjnë në tregun e punës.

Përvoja e Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës tregon se arsimi profesional mund të jetë po aq i vlefshëm sa arsimi universitar. Prandaj, investimi në shkollat profesionale dhe bashkëpunimi më i madh mes shkollave dhe bizneseve duhet të jetë pjesë e një strategjie serioze për zhvillimin ekonomik dhe për krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë.

Trending