Trendy

Pse po ikin polakët nga Gjermania?

Para 8 muaj

Për herë të parë në 25 vitet e fundit nga Gjermania janë larguar më shumë polakë sesa që kanë ardhur në Gjermani, thuhet në të dhënat e fundit të Zyrës Federale së Statistikave për vitin 2024.
Në të dhënat e Destatis thuhet se në vitin 2024 nga Gjermania në Poloni kanë shkuar 90.807 vetë. Ndërsa në Gjermani nga Polonia kanë ardhur 82.082 persona.
Gjermania është një prej vendeve ku ka emigruar numri më i madh i punëtorëve pas vitit 2004, kur Polonia është futur në BE.
Kthimi i polakëve në vendin e tyre është një lajm i mirë për Poloninë, e cila ka probleme të mëdha demografike me largimin e popullatës. Por është sinjal i keq për Gjermaninë, sepse ajo ka nevojë për fuqi punëtore në shumë degë ekonomike.
Punëtorët nga Evropa Lindore janë vetë boshti i fuqisë punëtore në kujdesin për të moshuar, në bujqësi dhe disa degë të tjera ekonomike në Gjermani.
Sipas të dhënave të fundit kjo po ndryshon, sepse është zvogëluar dukshëm numri i punëtorëve që po vijnë nga Polonia, Rumania dhe Bullgaria.
Shkaku kryesor është ndryshimi i rrethanave ekonomike dhe afrimi ekonomik i Lindjes me Perëndimin e BE, që është lajm i mirë për Poloninë por edhe sinjal serioz për Gjermaninë.
/Bahri Cani/

Trending