I dyshuari i arrestuar për sulmin e mbrëmshëm në Magdeburg të Gjermanisë, Taleb A., ishte psikiatër i lindur në Arabinë Saudit.
DW shkruan se ai ishte një ateist që e urrente islamin.
Madje, ai mendonte të shpëtonte Gjermaninë nga islamizimi.
Sioas informacioneve të para, Taleb A. , ishte mjek 50-vjeçar i psikiatrisë dhe psikoterapisë në Bernburg.
I dyshuari kishte lindur në Arabinë Saudite, kurse në Gjermani kishte ardhur në vitin 2006 për të vazhdua shkollimin e tij.
Mediat gjermane tregojnë se i njëjti se në rrjete sociale ai e urrente islamin.
Madje, në profilin e tij në rrjetin “X”, ai e quante veten “kritikun më agresiv të islamit në histori”.
Po ashtu, në postimet e tij ai shprehte simpati për partinë AfD në Gjermani, e cila është subjekt politik i ekstremit të djathtë.
Si pasojë e përplasjes se makinës, që e drejtonte i dyshuari, në një turmë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë, kanë vdekur dy persona dhe mbi 60 të tjerë janë lënduar.