Trendy

Publikohet aplikacioni “Infotraffic”, njoftime në kohë reale për radarë dhe kontrolle policore

Para 1 ditë

Aplikacioni Infotraffic po prezantohet si një mjet i ri informues për shoferët, duke ofruar njoftime në kohë reale për prani të policisë dhe radarëve në rrugë.

Përmes këtij aplikacioni, përdoruesit mund të shohin se ku ka kontrolle policore ose radarë, si dhe të vendosin pin-e për të paralajmëruar shoferët e tjerë. Të gjitha informacionet shfaqen qartë, shpejt dhe në një vend, duke u përditësuar në kohë reale.
Infotraffic ofron gjithashtu:

Njoftime live për pikat e kontrollit
Informacione për kontrolle policore dhe radarë

Mundësi për bashkëpunim mes shoferëve përmes vendosjes së pin-eve paralajmëruese
Sipas përshkrimit, aplikacioni synon më pak surpriza dhe më shumë kontroll në çdo vozitje, duke promovuar parimin: “Vozit i informuar. Vozit me përgjegjësi.”

Trending