Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale ka publikuar listën e kompanive ku qytetarët do të mund të shfrytëzojnë vauçerët për kondicionerët inverter.
“Nga sot, 18 mars 2026, ka filluar shpërndarja e vauçerëve për blerjen dhe instalimin e klimës inverter për qytetarët që kanë fituar të drejtën sipas Thirrjes Publike për vitin 2025”, raporton Ministria.
KËTU është publikuar lista e qytetarëve të kualifikuar, si dhe lista e kompanive nga të cilat qytetarët do të mund të blejnë pajisje.
“Nga 18 marsi deri më 17 prill 2026, personat që ndodhen në listë do të mund t’i tërheqin vauçerët në qendrat ndërkomunale për punë sociale në komunën ku jetojnë”, raporton Ministria.
Ndryshe, rreth 4 070 familje do të mbështeten financiarisht në një vlerë deri 28 mijë denarë për blerjen dhe instalimin e inverterëve. (Portalb)









