Ministria e Energjetikës informon se ka përfunduar procedura për verifikimin e aplikimeve për mbështetje financiare për konsumatorët vulnerabël të energjisë për vitin 2025, përcjell TV21. Pas kontrolleve të detajuara të kryera nga komisionet, është publikuar lista zyrtare e të gjithë personave dhe amvisërive që kanë fituar të drejtën për subvencion në faqen energi.com.mk.
Kontrollo këtu: https://energy.gov.mk/mk-MK/odnosi-so-javnost/javni-oglasi/za-potrosuvacka-na-energija
Vendime për mbështetje financiare janë miratuar për amvisëritë që kanë një ose më shumë persona me aftësi të kufizuara të rënda ose të thella intelektuale, amvisëritë me një ose më shumë persona me aftësi të posaçme fizike, amvisëritë me një ose më shumë persona plotësisht të verbër, si dhe ato me një ose më shumë persona plotësisht të shurdhër. Subvencioni do të llogaritet si ulje mujore prej 1.000 denarësh në faturën e energjisë elektrike, për një periudhë prej 12 muajsh, duke filluar nga dita e dorëzimit të kërkesës.










