Trendy

Punimet në linjën F400: NPK “Sharri” paralajmëron ndërprerje të ujit nesër në Tetovë

Para 4 muaj

Banorët e Tetovës do të mbeten pa furnizim me ujë të pijshëm nesër për tre orë, nga ora 09:00 deri në 12:00, për shkak të punimeve për sanimin e defektit në linjën e vjetër F400.

Lajmin e bëri të ditur NPK “Sharri” përmes një njoftimi zyrtar.

“Sot, pavarësisht punës së pandërprerë dhe përpjekjeve maksimale të ekipeve të NPK ‘Sharri’, nuk arritëm të përfundojmë plotësisht sanimin e defektit në linjën e vjetër F400. Për të përmbyllur punën dhe për të siguruar funksionimin e plotë të sistemit, jemi të detyruar ta ndërpresim furnizimin me ujë edhe një herë,” thuhet në njoftim.

Ndërprerja do të prekë të gjithë qytetin e Tetovës. Nga kompania theksojnë se masat janë të pashmangshme për të rikthyer furnizimin e qëndrueshëm dhe cilësor.

“E dimë që çdo minutë pa ujë është e vështirë, sidomos në këto temperatura, por ju sigurojmë se ky hap është i domosdoshëm për t’ju kthyer një shërbim të qëndrueshëm dhe cilësor. Ju kërkojmë sinqerisht falje për çdo vështirësi që kjo mund t’ju shkaktojë dhe ju falënderojmë nga zemra për durimin dhe mirëkuptimin tuaj,” vijon njoftimi.

NPK “Sharri” e mbyll mesazhin duke theksuar se “gjithmonë do të jetë në shërbimin” e qytetarëve.

Trending