Trendy

Putin: Rusia, partnere e besueshme për Iranin

Para 1 orë

Sipas Kremlinit, presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur mbështetjen e tij për Iranin dhe udhëheqjen e tij. Putin uroi udhëheqësit iranianë për Novruzin, Vitin e Ri Persian, dhe tha se Moska mbetet një mik besnik dhe partner i besueshëm për Teheranin.

Më herët këtë javë, Kremlini hodhi poshtë raportet se Rusia kishte zgjeruar ndarjen e inteligjencës dhe bashkëpunimin ushtarak me Iranin, duke i quajtur ato si dezinformata.

Putini më parë foli me homologun e tij amerikan, Donald Trumpin rreth luftës në Iran, i cili tha se dyshja pati një bisedë shumë të mirë në telefon. Sipas Trump, Putin dëshiron të jetë i dobishëm.

Trending