Trendy

Putini kërcënon Evropën, deri tani pa sukses bisedimet me palën amerikane

Para 2 muaj

Presidenti i Rusis, Vladimir Putin ka kërcënuar shumë hapur Evropën me fjalët se Rusia është e gatshme për përgjigje në rast të ndonjë sulmi nga Evropa. Ai tha se një konflikt me Evropën do të ishte ndryshe nga ai me Ukrainën, sepse ky do të ishte një sulm frontal dhe i shkurtër, duke aluduar në përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë.

Pas këtyre kërcënime të hapura ndaj Evropës, ai u ul dhe bisedoi pesë orë me përfaq[suesin amerikan Witkoff, por pa asnjë sukses serioz.

Putini dhe Steve Witkoff biseduan për planin amerikan për paqe në Ukrainë, i cili më parë është biseduar edhe me palën ukrainase. Lidhur me rreth 19% të territoreve të okupuara ukrainase nga Rusia “nuk ka akoma ndonjë kompromis”, thotë para ruse. Por pala ruse thotë se “disa propozime amerikane” mund të diskutohen.

Me një fjalë, Putini dhe Ukraina akoma janë larg ndonjë marrëveshjeje, ndërsa kërcënimet ruse ndaj Evropës vazhdojnë, kryesisht nga Medvedevi, por tani edhe nga Putini.

Kremlini thotë se “akoma ka shumë punë për tu bërë”, por bisedimet me përfaqësuesin amerikan pala ruse i quajti “konstrutive”. Ndërsa në të ardhmen pritet “të konkretizohen çështjet”…

Njëkohësisht Zelenski ka kërkuar që të “mos bëhen kurfarë lojërash pas shpinës së Ukrainës”.
/Bahri Cani/

Trending