Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, përmes një video-mesazhi ka reaguar lidhur me debatin për emrat e rrugëve në Tetovë, duke akuzuar ish-qeveritë e BDI-së se nuk kanë ndërmarrë hapa konkretë për zyrtarizimin e tyre, përcjell tetova1
Qamili ka rikujtuar se, sipas tij, vendimi i parë i ish-kryeministrit Talat Xhaferi ishte ndalimi i punimeve për Stadiumin e Tetovës, ndërsa ka theksuar se emrat e vjetër jugosllavë kanë vazhduar të figurojnë në dokumentet zyrtare dhe në Kadastër gjatë qeverisjes së BDI-së.
Mesazhi i plotë i Qamilit:
“A e dini se cili ishte vendimi i parë i kryeministrit shqiptar për Tetovën?
Ja sa janë kujdesur ata për emrat e rrugëve!
A e dini se vendimi i parë i Talat Xhaferit si kryeministër ishte ndalimi i punimeve për Stadiumin e Tetovës?
A e dini se vendimi i parë i Talat Xhaferit si kryeministër ishte ndalimi i punimeve për Stadiumin e Tetovës?
E paramendoni kush e mbron Tetovën…!
Në vend se ta kalojë në Qeveri vendimin për legalizimin e emrave të rrugëve në Tetovë,
Jo veç Talati, por edhe 4 qeveri tjera të BDI-së nuk e zyrtarizuan ndryshimin e emrave të rrugëve.
Në Kataster, dhe në dokumente personale, gjithmonë kanë figuruar emrat jugosllavë.
Por kjo nuk i ka penguar BDI-së.
Ne kemi marrëveshje politike për këtë çështje.
Shumë shpejt do të zgjidhen jo vetëm këta emra që i abrogoi Gjykata Kushtetuese, por edhe shumë rrugë të tjera të Tetovës.
Procesi është në fund. Atë që nuk e bëri BDI për 24 vjet, ne po e bëjmë për 24 muaj!”
Sipas Qamilit, procesi për zyrtarizimin e emrave të rrugëve në Tetovë është drejt përfundimit dhe, bazuar në marrëveshjen politike që përmend, së shpejti pritet të gjendet zgjidhje jo vetëm për emrat e abroguar nga Gjykata Kushtetuese, por edhe për një numër të konsiderueshëm rrugësh të tjera në qytet./tetova1.mk










