Zv.kryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, sot ka inspektuar punimet në rrugën që lidh fshatin Poroj dhe Xhepçisht me qytetin e Tetovës.
Qamili në Facebook shkruan se punimet vazhdojnë me intensitet të plotë.
“Poroji dhe Xhepçishti së shpejti lidhen me qytetin. Vazhdojnë me intensitet të plotë punimet për vazhdimin e Bulevardit VS Bato, që lidh qytetin me fshatrat Poroj dhe Xhepçisht. Tetva s’ndalet!”, ka shkruar Qamili.












