Trendy

Qamili: Në lagjen Dardania po punohet në 3 projekte paralele!

Para 1 orë

Nënkryetari i Tetovës, Albi Qamili ka bërë të ditur se në lagjen Dardania në Tetovë po punohet në 3 projekte paralele.

“Nga afër sot kam ndjekur punimet që janë duke u zhvilluar në rrugën Dereboj në Tetovë, ku përfshihet përmirësimi i infrastrukturës rrugore, rrjeti i kanalizimit atmosferik, instalimi i rrjetit të ri të ujësjellësit F/90 në gjatësi prej 500 metër, projekt ky që dukshëm do të përmirësojë rrjetin e ujësjellësit edhe për lagjen Dardania një lagje kjo e cila me dekada ishte lënë në harresë nga ish udhëheqësit e komunës. Po ashtu, nga ana e ndërmarrjes është realizuar edhe bypass-i i linjës së vjetër, duke e lidhur atë me linjën e re të ndërtuar.

Ky intervenim teknik është me rëndësi të veçantë, pasi mundëson funksionim më të qëndrueshëm të sistemit dhe redukton humbjet në rrjet.

Ky investim i përbashkët synon të zgjidhë në mënyrë afatgjate problemet me furnizimin me ujë dhe të përmirësojë dukshëm kushtet e jetesës për banorët e kësaj zone.

Komuna e Tetovës, me përkushtim dhe angazhim maksimal vazhdon të investojë në çdo lagje dhe vendbanim”, ka shkruar Qamili. /tetova1/

 

Trending