Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndryshuar drejtorët e të gjitha burgjeve. Pas raportit që drejtori për zbatimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov e dorëzoi te kryeministri, Hristijan Mickoski, organi ekzekutiv ka shkarkuar nga pozita e drejtorit në burgun e Shutkës, Filip Andovin dhe në vend të tij e ka emëruar Filip Utkovskin.
Në burgun e Idrizovës, zëvendësdrejtor për pavijonin e hapur në Veles është caktuar Ibrahim Elezi.
Në Shtip me burgun do të udhëheq Dejan¬ço Zdravkov, ndërsa zëvendës i tij do të jetë Gjorgji Hubrev. Në burgun e Prilepit për ushtrues i detyrës drejtor është emëruar Emil Janevski ndërsa zëvendës i tij Dime Naumçevski. Me burgun e Strugës do të udhëheq kuadër shqiptar. Atë do të drejtoj Ardit Mustafai ndërsa zëvendës i tij është emëruar Aleksandar Mojsov.
Me burgun e Manastirit do të udhëheq Aleksandar Jovkovski, ndërsa me burgun e Gjevgjelisë, Sllagjana Stamenkovska. Oliver Cvetkovski do të jetë drejtor i burgut të Kumanovës, ndërsa zëvendës i tij do të jetë Hamid Aliti. Kliment Sofkovski do të drejtoj burgun e Ohrit, ndërsa zëvendës i tij është emëruar Mile Kosteski. Ndërkohë Zoran Ristov do të drejtoj burgun e Strumicës, Igor Dodevski atë të Tetovës.
Vendimet e Qeverisë për ndryshimin e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve nëpër burgje vjen pas vizitave të jashtëzakonshme që i nisi nëpër këto institucione ndëshkuese, drejtori i zbatimit të sanksioneve, Aleksandar Pandov. Ai ditë më parë vizitoi burgun e Shutkës nga ku konstatoi shkelje të shumta dhe mungesë të burgosurve, ndërsa sot ka vizituar burgun e Idrizovës. Raporti për vizitën e fundit pritet të jetë gati deri në fund të javës. Procesverbali nga vizitat e jashtëzakonshme do t’i dorëzohet Qeverisë, policisë dhe Prokurorisë Publike. Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski sot deklaroi se ajo që po ndodh në burgjet e vendit është për të ardhur turp dhe se do të ketë përgjegjësi ligjore për të gjithë shkelësit e ligjit në strukturat e deritanishme udhëheqëse nëpër burgje.