Lajme

Qeveria e re nuk ia ka “haberin” investimit italian në Kodrën e Diellit, qendra e lënë në mëshirë të fatit

Autori

Autori

Portali Tetova

July 11, 2024, 09:07

Investimi milionësh nga italianët në Kodrën e Diellit nuk arriti të sheh dritë gjatë qeverisë paraprake të vendit pavarësisht se u promovua me shumë pompozitet. Nga ana tjetër, qeveria e re “nuk e di” se ku ka mbetur ky proces dhe si do të vijojë i njëjti, për shkak se ende janë duke u organizuar nëpër detyra, shkruan Portalb.mk.

Projekti për qendrën turistike Kodra e Diellit u prezantua para një viti e gjysmë, megjithatë negociatat nuk arritën të finalizohen gjatë përbërjes së kaluar qeveritare.

Me çka, kjo detyrë i ngeli qeverisë së re e cila u formua më 23 qershor 2024.

Deputeti i Kuvendit të RMV-së nga LSDM-ja dhe ish kryetar i Komisionit për Investime Strategjike në përbërjen e kaluar qeveritare, Fatmir Bytyqi për Portalb.mk theksoi se projekti nuk arriti finalizohet para zgjedhjeve.

“Negociatat nuk arritën të finalizohen para se të shpallen zgjedhjet. Prandaj nuk vazhdoi. Të gjitha dokumentet janë në Qeveri. Nuk është anuluar, nuk ka vendim të tillë. Nëse vazhdojnë negociatat varret nga Qeveria e re”, tha Bytyqi.

Koordinator i këtij projekti siç na informoi Bytyqi ka qenë ish ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Për këtë kërkuam informacion në Ministrinë e Financave, nga atje na njoftuan se sektori përkatës është njoftuar në lidhje me këtë çështje, por përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli nuk morëm.

Nga Qeveria e RMV-së shkurt na njoftuan se do të kërkojnë informacion për këtë rast, pasi tani ka ndryshuar udhëheqësia dhe ende janë duke u organizuar, megjithatë deri në publikim nuk morëm ndonjë përgjigje nga Qeveria.

Të reja nuk ka as nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH).

“Marrë parasysh se ka qeveri të qe, ende organizohen, nuk kemi diçka të re për të ju thënë”, thanë nga MMJPH.

Për këtë çështje pyetëm edhe ministrin e ri të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishin i cili vjen nga Tetova, por as ai nuk kishte informacion.

“Do të interesohem dhe do e shoh pasi që nuk e kam informatën se deri ku ka ngelur”, tha Besar Durmishi.

Ai tha se me planin e ri urbanistik që do të kalojë në Komunën e Tetovës dukshëm do të zhvillohet edhe Kodra e Diellit pasi aty do të ketë edhe hapsria për investime te bizneseve me çka do të mundësohet edhe hapja e vendeve të reja të punës.

Në lidhje me këtë projekt të rezervuar janë edhe kompania italiane “TechnoAlpin”.

“Nuk jemi ende në gjendje të zbulojmë detaje apo të ju përgjigjemi pyetjeve tuaja. Nuk mundemi ende të japim parashikime rreth procesit që po vijon”, thanë nga TechnoAlpin.

TechnoAlpin” në dhjetor 2022 e prezantoi planin e tyre për zhvillimin e kësaj qendre turistike. Investimi është paraparë të realizohet në shtatë faza dhe kap vlerën e rreth 180 milionë eurove.

Në lidhje me këtë projekt autoritetet kanë premtuar shumë, megjithatë negociatat ende nuk kanë marrë epilog dhe nuk është arritur të nënshkruhet marrëveshja.
Kodra e Diellit për vite me radhë është lënë pas dore duke mos u investuar në të. Ndër problemet më të mëdha janë kaosi urbanistik, mungesa e parkingjeve, menaxhimi jo i mirë me mbeturinat, ndërtimet pa leje dhe shumë të tjera. /Portalb/

Në nëntor të vitit 2022, drejtori i atëhershëm i ELEM Turs, Adem Avziu njoftoi “TechnoAlpin” do të jetë investitori strategjik në Ski-Qendrën “Kodra e Diellit”.
Avziu bëri të ditur se kompania parasheh investime prej 186 milinë eurove, që do të nisin që nga viti 2023.

“Jashtëzakonisht i lumtur që TechnoAlpin, si një lider botëror për prodhimin dhe instalimin e sistemeve të borës artificiale për vendskijime dhe si ekspert i mirënjohur në planifikimin dhe projektimin e terreneve dhe zonave të skijimit në resorte të ndryshme botërore, më në fund ka marrë statusin e investitorit strategjik me një plan ambicioz zhvillimi të Ski-Qendrës “Kodra e Diellit” për të modernizuar zonën aktuale të skijimit dhe për të optimizimuar infrastrukturën parësore të nevojshme për zhvillimin e Kodrës së Diellit. Bëhet fjalë për investim total prej 186 milionë euro, që do të realizohet në 6 faza investimi, duke filluar nga viti 2023”, deklaroi Avziu.

Në fazën e parë të investimit, që do të implementohet në periudhën 2023-2028 me një shumë investimi prej 55,117,000.00 euro, do të realizohet:

Investim në vendosjen e dy teleferikëve të rinj me 6/8 ulëse
Dy shtigje të reja skijimi
Instalim i sistemeve për borë artificiale
Adventure Park, kënd lojërash, hapësirë për rekreacion dhe relaksim
Parking i ri i asfaltuar me hapësirë për parkim të 600 veturave
Ndërtimin e rrugëve të reja qasëse
Ndërtimi i dy hoteleve të reja, të kategorisë me 4*
Investim në dy mjete të reja për rregullimin e shtigjeve të skijimit

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2045
Gruda: Gjermaninë e zgjodha me zemër edhe pse prindërit i kam shqiptarë
IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo

Më shumë nga kategoria

IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
Bajram Rexhepi
Mickoski kërkoi të pastrohet krimi në BDI, Rexhepi: Shumë lajm i mirë, e mira me të mirë kthehet, edhe ne do t’ia kthejmë me të mirë, por do të kemi më shumë punë
IMG_2242
Erdogan: Marrëdhëniet me Serbinë, të shkëlqyera
IMG_2237
Mexhiti: VLEN-i është shumë më kompakt se BDI-ja
IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2233
Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025” në New York
IMG_2232
32-vjeçari nga Maqedonia arrestohet në Kroaci: Pa patentë shoferi shkakton aksident trafiku

DIASPORA