Maqedoni

Qeveria e RMV-së sot do të shqyrtojë rritjen e pensioneve, u paralajmërua rebalanc i buxhetit

June 28, 2024, 09:06

Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut pritet të shqyrtohet edhe mundësia për rritjen e pensioneve, duke u paralajmëruar rritje edhe për 300 mije pensionistë brenda këtij viti. Qeveria theksoi që kjo ishte çështja që u diskutua në takimin mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe dy ministrave, Fatmir Limani dhe Gordana Dimitrievska Koçovska, transmeton Portalb.mk.

“Premtim i këtillë zgjedhor i cili e mori formën e vet përfundimtare do të shqyrtohet në mbledhjen e parë të Qeverisë, që do të mbahet nesër. Qeveria e re mbetet e përkushtuar në përmbushjen e premtimeve të veta dhe vazhdon të punojë me përkushtim për mirëqenien e të gjithë qytetarëve”, paralajmëroi dje Qeveria.

Ministrja e Financave, Dimitrievska – Koçoskaka sqaruar që është duke u përgatitur ribalanci i buxhetit, me qëllim që të ketë para për rroga dhe pensione. Ajo ka paralajmëruar shkurtim të shpenzimeve që joproduktive dhe joprioritare.

“Gjendja është shumë e keqe. Definitivisht sfida është e madhe. Nuk them se nuk do të përballemi. Udhëzimet që i dhashë janë se prioritet duhet të kenë rrogat dhe pensionet. Në të njëjtën kohë t’i jepet prioritet tërë asaj që është ndërmarrë me ligj dhe se kjo duhet të paguhet, e më pas të vazhdojmë me atë sa para do të mbeten për t’u shpërndarë zërave të tjerë”, tha ministrja Dimitrieska-Koçoska.

Ajo shtoi se ka pozicione, siç është shembulli me KSHZ-në të mungojnë shuma të mëdha dhe të mos mund të paguhet ajo që është ndërmarrë në pajtim me ligjin, e njejta, siç thotë, është edhe në pjesën e pagesës së pensioneve ku janë planifikuar më pak mjete për 2,5 miliardë denarë.

Ajo theksoi që në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor mungojnë 2.5 miliardë denarë që do të merren nga fushat tjera, duke saktësuar që këto para nuk do të vijnë nga kredia njëmiliardëshe e paralajmëruar.

Ndryshe, kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi më 26 qershor se të gjithë pensionistëve në vend nga shtatori do t’u rriten pensionet për 2.500 denarë. Rritje të re për 2.500 denarë do të ketë në mars të vitit të ardhshëm.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza