Trendy

Qeveria Kurti premton edhe 1 milion nëse Kosova e mund Turqinë

Para 3 javë

Fitorja e Kosovës ndaj Sllovakisë të enjten e kaluar është shpërblyer nga Qeveria.

Në mbledhjen e mbajtur të hënën Qeveria ka miratuar vendimin për ndarjen e 500 mijë eurove për “Dardanët”.

Kryeministri Albin Kurti, ka uruar që Kosova të fitojë edhe finalen e plejofit më Turqinë, që luhet në “Fadil Vokrri” të martën.

Në rast të kualifikimit ai ka thënë se do të ndajnë edhe 1 milionë euro të tjera.  Kurti pati premtuar shpërblim qysh në nëntor nëse Kosova do ta fitonte ndeshjen me Sllovakinë.
Në finale e plejofit për kualifikim në Kupën e Botës, e cila do të zhvillohet të martën, Kosova do të ballafaqohet me Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trending