Trendy

Qeveria në mbështetje të Tetovës, inspektim në projektet që po ndryshojnë fytyrën e qytetit

Para 5 muaj

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski, dhe Ministrin e Ekonomisë, Besar Durmishi, kanë zhvilluar sot një vizitë në terren për të inspektuar nga afër punimet në disa prej projekteve që po realizohen me mbështetjen e Qeverisë.

Gjatë inspektimit, u vlerësua progresi i punimeve, ndërsa kryetari Kasami theksoi se Tetova po përjeton një transformim të dukshëm në çdo cep të saj.

“Tetova po transformohet në çdo cep dhe do të vazhdojë të zhvillohet edhe më shumë në katër vitet e ardhshme”, njoftoi Kasami në një postim në rrjetet sociale.

Trending