Trendy

Qeveria shpall gjendje krize në gjithë vendin: Të gjitha institucionet në alarm për shkak të zjarreve

Para 9 muaj

Qeveria ka shpallur gjendje krize 30-ditore në të gjithë territorin e vendit, për shkak të rritjes së rasteve të zjarreve dhe rrezikut në rritje për popullsinë dhe mjedisin.

Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, në një konferencë për shtyp këtë pasdite tha se vendimi është marrë pas seancës së Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim të sistemit të krizave.

“Kjo në terren do të thotë se mundësohet një qasje e integruar dhe veprim i koordinuar i të gjitha institucioneve kompetente – Armatës, policisë, të gjitha njësive të zjarrfikësve, Qendrës për Menaxhimin e Krizave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe qeverive lokale. Të gjitha burimet, përfshirë ato njerëzore, teknike dhe logjistike, do të mobilizohen për t’u përballur me zjarret dhe për të mbrojtur popullsinë”, tha Miteva.

Ajo theksoi se Qeveria do të sigurojë ndihmë për të gjitha zonat e prekura dhe do të ndërmarrë masa për të parandaluar pasoja më të mëdha.

Qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes maksimal dhe respektim të të gjitha rekomandimeve dhe ndalesave që vijnë nga institucionet përkatëse.

Trending