Trendy

Qoku: “Ballkani i Hapur” ishte maskë për “Botën Serbe” – Ali Ahmeti përqafohej politikisht me Vuçiqin dhe sabotonte Kosovën!

Para 3 orë

Deputeti i VLEN, Bekim Qoku, përmes një reagimi të fortë publik ka denoncuar prapaskenat politike të ish-pushtetarëve, duke u shprehur se: “… “me të vërtetë mund t’ju them lirshëm se sot shqiptarët e mbajnë Maqedoninë që të mos bashkohet me Botën Serbe…” Kështu u shpreh ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljubço Gjeorgjievski, në një intervistë të ditëve të fundit, por një pohim i tillë vështirë se mund të thuhej deri dje, kur lideri suprem i BDI-së, Ali Ahmeti, takohej e përqafohej politikisht me liderin e asaj që quhet Botë Serbe, presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Po aq vështirë mund të bëhet ky pohim kur kujtojmë se Ahmeti është cilësuar madje si një nga pionierët e Ballkanit të Hapur, projekt që për shumëkënd përfaqësonte vetëm një emërtim i zbutur e i pranueshëm për të njëjtin koncept politik që quhet Botë Serbe. Projekti Ballkani i Hapur në MV sot me VLEN-in është shuar plotësisht dhe nuk ka më takime miqësore të liderëve shqiptarë nëpër manastire me Vuçiqin, as takime të fshehta të ministrave shqiptarë me shefat e Shtatmadhorisë të ushtrisë serbe dhe as me Daçiqin për të dobësuar pozicionin e Kosovës karshi atij agresiv dhe luftënxitës serb vetëm për t’u dukur si ndërkombëtar.” ka shkruar ai.

Trending