Serbi 11, Kosovë 0.
Ky na paska qenë bilanci i vizitave të Bujar Osmanit brenda 4 viteve sa ka qenë ministër i Punëve të Jashtme.
Pra, 11- 0 në favor të Serbisë së Vuçiqit. Kandidati i BDIsë për komunën e Çairit sa ka qenë ministër paska vizituar zyrtarisht 11 herë Serbinë, ndërsa Kosovën 0 herë.
Dhe Kosova gjendej në krizën më të rrezikshme qysh nga çlirimi i vitit 1999 në raport me Serbinë.
Bujar Osmani, ama, si kryesues i OSBE-së, nga Serbia propozoi edhe 9 pikëshin e famshëm që favorizonte dukshëm pozicionin serb mbi atë të Kosovës.
Lidhja Serbi-MV nuk ka qenë kurrë më e gjallë sesa në kohën kur BDI ka qenë në pushtet.
Mikpritja e Vuçiqit nga Ali Ahmeti në Shën Naum të Ohrit ka qenë kulmi i kësaj miqësie BDI-Serbi.
Ngazëllimi i z. Ahmeti që iu dha rasti të qëndronte pranë z. Vuçiq për aq gjatë është emblematike, por njëherësh perverse.
Mos harrojmë shqetësimin e z. Vuçiq që e shprehu para zgjedhjeve për humbjen e mundshme të mikut të tij Ali Ahmeti.
S’ka subjekt politik që ka koketuar me Botën Serbe më shumë se BDI” – ka shkruar Bekim Qoku.









