Trendy

Qoku: E kam kundërshtuar me protesta, por pse Ali Ahmeti loboi për themelimin e Gjykatës Speciale?

Para 2 orë

Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku, në emisionin “N’Dritë” në Alsat, ka shprehur qëndrimin e tij kundër Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Unë vetë personalisht kam marrë pjesë në protestat që janë zhvilluar kundër Gjykatës Speciale dhe që atëherë ne vazhdojmë ta kundërshtojmë këtë gjykatë”, deklaroi Qoku.

Ai tha se që në fillim ka qenë i bindur se nga ky proces “asgjë e hajrit” nuk do të dilte, duke e lidhur themelimin e gjykatës me raportin e Dick Marty-t.

“E kemi ditur se asgjë e hajrit nuk del nga kjo gjykatë, e cila u bazua në mashtrime dhe në raportet e Dick Martit”, tha Qoku.

Sipas tij, shqiptarët dhe VLEN-i e konsiderojnë këtë proces gjyqësor të dëmshëm dhe, siç u shpreh, qëndrimi i tyre kundërshtues vazhdon edhe sot. Qëndrime të ngjashme ndaj vendimit të Hagës janë shprehur edhe ditët e fundit nga Qoku dhe subjekte të tjera politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Qoku ngriti gjithashtu pyetje për rolin e kreut të BDI-së në procesin e themelimit të Gjykatës Speciale.

“Pse kryetari i BDI-së loboi dhe propagandoi themelimin e kësaj gjykate?”, pyeti Qoku./Zyrtare.net/

Trending