Lajme

Qoku paralajmëron Taravarin: Nuk do ta mbështes asnjë subjekt që do të garojë jashtë VLEN-it

April 7, 2025, 07:04

Deputeti i Vetëvendosjes në koalicionin VLEN, Bekim Qoku, nëpërmjet një postimi në Facebook, i ka çuar porosi kryetarit të ASH-së, Arben Taravari se nuk do të ketë mbështetjen e tij asnjëra parti politike e VLEN-it që garon me listë të veçantë edhe për këshilltarë! Në një postim të gjatë, deputeti Qoku ka shkruar se në historinë e fundit, “ne kemi arritur të shohim qartë se partitë që kanë pretenduar të dalin vetë, në fakt ujin e kanë çuar gjithmonë në mullirin e Ali Ahmetit”.

Postimi i plotë i deputetit Bekim Qoku:

Në VLEN nuk kanë vend dilemat se a do të dilet me lista të ndara apo të bashkuara, me kandidatë të ndarë a të bashkuar. Edhe në bisedimet e grupit parlamentar të VLENit këto dilema ishin të mbyllura. Dhe pikërisht mbyllja e këtyre dilemave i dha seriozitetin dhe njëkohësisht shpresë diskutimeve për të gjetur zgjidhjen më të pranueshme vetëm përsa u përket komunave.

Arsyeja e themelimi të koalicionit VLEN dhe parimi i ekzistencës së tij është të qëndrojë bashkë për të përfaqësuar qytetarët shqiptarë në formën më të fuqishme të mundshme. Ne u bëmë bashkë për maksimalizuar votat opozitare të kohës. Fitorja e VLENit ishte e shumëfishtë, si fitore elektorale, por edhe politike dhe morale.

Përmes këtij bashkimi ne synojmë ta forcojmë bindjen në çdo votë që na jepet. Në çdo zonë ne tregojmë se jemi bashkë. Sepse nuk ka asgjë më të vyer për VLENin se të rrisë bashkimin e vet. Përndryshe, këshilltarët e ndarë dhe shtabet e ndara dobësojnë kapacitetet dhe i kthejnë partitë në përfaqësues bastionesh. Në takimet që i kemi pasur si Trup Koordinativ të VLENit kemi listuar plot argumente të qëndrueshme se pse metoda me shkue me lista të ndara është absolutisht kundër-produktive.

Në historinë e fundit, ne kemi arritur të shohim qartë se partitë që kanë pretenduar të dalin vetë, në fakt ujin e kanë çuar gjithmonë në mullirin e Ali Ahmetit. Me këtë mulli janë ushqyer vetëm familjarët e tij dhe një rreth tejet i ngushtë. Nga ana tjetër, kur janë bashkuar shqiptarët, kjo i ka detyruar armiqtë të nxjerrin kokë e të dalin në pah.

Ali Ahmeti sa herë që ka qenë pjesë e qeverisë, gjithmonë e ka korruptuar elementin shqiptar, sepse, duke e keqpërdorur atë, e ka kthyer nga përbërës politik dhe shtetformues në një mjet për përfitime klanore dhe familjare. Pra nga përfaqësues së një populli në përfaqësues mafioz.

Ne duam të përfaqësojmë progresivisht të gjithë elementin shqiptar në MV, dhe t’i përfaqësojmë bashkërisht dhe jo ndaras. VLEN u krijua në këtë frymë, pati suksesin e parë në këtë frymë dhe duhet të vijojë në këtë frymë.

Si elementi i Vetëvendosjes! në këtë koalicion, me të vetmin rol të ngjitjes dhe përbashkimit, pra pa asnjë interes në ekzekutiv dhe pa asnjë anim ndaj ndonjërës nga katër partnerët, dhe duke ruajtur dhe kultivuar vetëm frymën e unifikimit, nuk do të mbështesim asnjë subjekt që do të garojë jashtë këtij koalicioni.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_2434
Mexhiti: Taravari u vetëpërjashtua, po e luan tani viktimën, të gjithë e dinë se do përfundojë në prerin e BDI-së
IMG_2431
VLEN: Vendimi i Taravarit është në favor të ringjalljes së BDI-së, në zgjedhje shkojmë me një listë për kryetar dhe këshilltarë
IMG_2418
Dogana parandalon një tentativë për kontrabandë prej 6,4 kilogram argjend në VK Bogorodicë
IMG_2415
Taravari: ASH-ja është familje e madhe, edhe Sela nëse do, është i mirëseardhur
IMG_2412
Von der Leyen: Perëndimi ashtu si e dinim nuk ekziston më
IMG_2408
Mbledhja e VLEN, ASH-Taravari: Nuk kemi marrë njoftim për takimin