Numri i ankesave për urdhërat kundërvajtës të lëshuara përmes sistemit “Safe City” ka shënuar rënie të ndjeshme, tregojnë të dhënat e Gjykata Themelore Penale Shkup për muajin prill të këtij viti.
Sipas gjykatës, gjatë muajit janë paraqitur gjithsej 38 ankesa, përkatësisht kërkesa për inicimin e procedurës kundërvajtëse. Prej tyre, 32 janë nga persona fizikë, ndërsa 6 nga persona juridikë.
Nga gjykata informojnë se, paralelisht me rënien e numrit të ankesave të reja, po përfundohen edhe lëndët e hapura nga ankesat e mëparshme.
“Numri i qytetarëve dhe personave juridikë që nuk e pranojnë përgjegjësinë për kundërvajtjen dhe paraqesin ankesë në gjykatën kompetente, në muajin e katërt është ulur ndjeshëm, ndërsa njëkohësisht po përfundojnë edhe rastet e paraqitura më herët”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Sistemi “Safe City” përdoret për evidentimin automatik të shkeljeve në komunikacion, pas së cilës lëshohen urdhëra kundërvajtës, ndërsa qytetarët kanë të drejtë të paraqesin ankesë nëse nuk e pranojnë përgjegjësinë.










