Trendy

Qytetari denoncon kërcënime nga inspektorë të afërt me BDI-në pas kritikave në Facebook

Para 51 minuta

Jasir Asani, qytetari që publikoi një video me përbajtje kritikuese ndaj qeverisjes 22-vjeçare të BDI-së, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një bisedë konsultative në stacionin policor në Draçevë, pasi sipas tij ka marrë kërcënime pas postimit të publikuar në Facebook, përcjell tetova1

Asani pretendon se kërcënimet kanë ardhur nga inspektorë policorë të afërt me BDI-në, të revoltuar nga përmbajtja e videos ku ai kritikonte ish-pushtetin.

“Sapo përfundova bisedën konsultative në stacionin policor në Draçevë, në lidhje me një kërcënim që mora pas publikimit të videos së mbrëmshme në profilin tim në Facebook. Kërcënimet e tilla nga aktorë të BDI-së nuk më zmbrapsin”, ka shkruar ai./tetova1.mk

Screenshot

Trending