Bota

Racizmi në Gjermani përditshmëri, jo përjashtim

March 24, 2025, 09:03

Mbi 60 për qind e grave myslimane dhe njerëzve me ngjyrë në Gjermani përjetojnë diskriminim. Ky është rezultati i Monitorimit Kombëtar të Diskriminimit dhe Racizmit. Pasojat janë të rënda.

Fatma punon si edukatore në Berlin. Që në mëngjes kur shkon në punë me makinë fillon diskriminimi, thotë ajo. “Shoferët e tjerë më shikojnë vëmendje”. Ajo është e veshur sipas modës, me elegancë, dhe mban shami koke. “Mësuesja në qendrën e trajnimit të edukatorëve më tha, se shamia e kokës nuk është higjienike”. Fatma thotë se shkollën e ka përfunduar me rezultatin “shumë mirë”. Por ende nuk është e lehtë për të që të gjejë një punë. Dhe kjo përkundër faktit se arsimtarët nevojiten urgjentisht – në Berlin dhe në të gjithë Gjermaninë. Ajo mendon se shamia është një disavantazh për të. “Kjo më dëshpëron. Kjo lë gjurmë tek unë.”

Hanna jeton po ashtu në Berlin. “Unë nuk guxoj të shkoj në lagje të caktuara.” Kur ajo merr metronë me fëmijët, thotë ajo, dëgjon rregullisht ato që ajo i quan “komente idiotike”. Për shkak të fëmijëve dhe flokëve të errët. “Njerëzit më thonë se duhet të kthehem në vendin tim.” Hannas ia sheh në fytyrë lëndimin nga armiqësi të tilla, sidomos kur ato ndodhin para fëmijëve. Nëse si gazetar në Berlin dëshironi të flisni për racizmin në Gjermani me gratë për përvojat e tyre shembujt të vijnë nga të gjitha anët.

Përvojat e racizmit nuk janë rastësi
“Përvojat e diskriminimit nuk ndodhin rastësisht, por zakonisht bazohen në atribuime raciste”, shpjegon Aylin Mengi nga Qendra Gjermane për Kërkimin e Integrimit dhe Migracionit. Ajo është bashkëautore e Monitorit të Racizmit të botuar nga Qendra Gjermane për Kërkimin e Integrimit dhe Migracionit. Studiuesit anketuan pothuajse 10,000 njerëz në të gjithë vendin. Është një nga anketimet më gjithëpërfshirëse të të dhënave mbi racizmin dhe diskriminimin në Gjermani.

Rezultatet e raportit aktual nga marsi 2025 tregojnë se sidomos njerëzit që shihen nga të tjerët si migrantë apo myslimanë janë veçanërisht të prekur – pavarësisht nëse janë në të vërtetë apo jo migrantë. Disa sepse mbajnë shami, si Fatma. Ose për shkak të ngjyrës së lëkurës. Ose sepse, si Hanna, kanë flokë të errët. Më shumë se gjysma e njerëzve të dallueshëm nga pikëpamja racore përjetojnë diskriminim të përditshëm, të paktën një herë në muaj.

“Racizmi po bëhet më i fshehtë”
Gratë muslimane dhe personat me ngjyrë janë veçanërisht të prekur: Sipas rezultateve të raportit, mbi 60 për qind e tyre kanë përjetuar rregullisht diskriminim në jetën e përditshme. “Shohim që përvojat e diskriminimit janë të shpërndara në mënyrë të pabarabartë në shoqërinë gjermane”, shpjegon Cihan Sinanoğlu në një intervistë për DW, drejtues i Monitorimit të racizmit. “Dhe ne shohim se racizmi në Gjermani po bëhet më i fshehtë dhe i përshtatet normave sociale”. Në shumicën e shoqërisë është ende shumë i përhapur qëndrimi se pakicat etnike dhe fetare bëjnë tepër kërkesa politike, thotë Sinanoğlu, duke përmbledhur rezultatet. “Kjo tregon se grupeve të caktuara shoqërore ende u mohohen të drejtat politike.”

Në Gjermani, njerëzit me përvojë të diskriminimit ndeshen me një shoqëri shumicë në të cilën racizmi është pjesë integrale e saj: “Më shumë se një e pesta e popullsisë totale gjermane ka qëndrime raciste të theksuara”, shpjegon Cihan Sinanoğlu.

Racizmi çon në stres psikologjik
Eksperiencat e paragjykimit dhe përjashtimit kanë pasoja të gjera, shpjegon drejtuesi i studimit duke u nisur nga rezultatet: “Çrregullimet e ankthit dhe depresionit shtohen sa më shumë përvoja të diskriminimit dhe racizmit të kem. Dhe besimi në institucionet sociale zvogëlohet sa më e madhe të jetë shtrirja e përvojave të diskriminimit.” Hartuesit e studimit kritikojnë se racizmi social shumë shpesh lihet mënjanë si një çështje minore nga partitë politike në Gjermani. “Ne jetojmë në një shoqëri post-migrante: çdo e treta familje në Gjermani ka lidhje me migrantët”, analizon Naika Foroutan, drejtuese e qendrës kërkimore, në prezantimin e monitoruesit të të dhënave. “Përvojat diskriminuese nuk mbeten vetë tek personat e prekur, por prekin edhe një pjesë të madhe të shoqërisë.”

Naika Foroutan kujton, nuk duhet harruar edhe diçka tjetër në debatin për racizmin në Gjermani: “Ka një shumicë të gjerë kundër racizmit në Gjermani. Njerëzit duan të mësojnë për tjetrin. Dhe ata nuk janë lodhen të informohen për racizmin.”

E Ngarkuara Federale Kundër Diskriminimit, Ferda Ataman, i sheh rezultatet e monitorimit si një mandat për politikanët: “Ne kemi një nga ligjet më të dobëta kundër diskriminimit në Gjermani. Studimi tregon qartë se njerëzit duhet të mbrohen më mirë”, kërkoi Ataman në një intervistë për DW. Këtë kërkesë ajo ia drejton kryesisht qeverisë së ardhshme federale, negociatat për të cilën po zhvillohen aktualisht mes konservatorëve dhe socialdemokratëve në Berlin. / DW Shqip/

https://www.dw.com/sq/racizmi-n%C3%AB-gjermani-p%C3%ABrditshm%C3%ABri-jo-p%C3%ABrjashtim/a-72005075?

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Më shumë nga kategoria

IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_0530
Hamza: Jam i gatshëm për formimin e Qeverisë së re nëse LVV nuk mundet
IMG_0528
VLEN: BDI kërkon komisione për të fshehur të vërtetën, jo për ta zbuluar!
xhamia-e-larme
Bashkësia Fetare e RMV-së njoftoi orën e faljes së sabahut dhe Fitër Bajramit
IMG_0520
Nëna nga Tetova raporton në polici se vajza 19-vjeçare i është larguar nga shtëpia
bdi
BDI: Shteti është i kapur nga Partia, kërkojmë ndërhyrje urgjente nga Komisioni Evropian
gashi-lajm-696x441
Gashi: Të gjithë qytetarët pa dallime kanë ndjerë keqardhje në tragjedinë e Koçanit