Ish ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska është zgjedhur zëvendës sekretare e përgjithshme e NATO-s. Shekerinska do të jetë zëvendëse e Mark Rute, i cili para pak muajsh u vendos në krye të Aleancës. Informacionin e ka konfirmuar edhe vet NATO në faqen e saj zyrtare. Shekerinsa më herët ishte zv.kryeministre për integrime evropiane dhe ministre e mbrojtjes, përfshirë këtu dhe periudhën para anëtarësimit të vendit në NATO në vitin 2020. Detyrën e re, Shekerinska e nis deri në fund të vitit. Ambasadorja amerikane Angela Ageler uroi Shekerinskën. “ Përgëzime për Shekerinskën zv.sekretaren e ardhshme të NATO-s, si dhe kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Qeverinë që mbështetën kandidaturën e saj.
Dëshmi e fuqishme për profesionalizmin dhe përvojën e Shekerinskës dhe rolin e Maqedonisë si aleat i çmuar i NATO-s dhe partner i SHBA-së”, shkruan Ageler. /Alsat.mk