Trendy

Raketë iraniane godet Sheshin Hebraik në Jerusalem, afër Murit Perëndimor dhe Xhamisë Al-Aksa (Video)

Para 2 orë

Një shpërthim është regjistruar në orët e para të pasdites pranë Murit Perëndimor dhe Xhamisë Al-Aksa, pasi një raketë iraniane goditi Sheshin Hebraik në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit .

Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, shihet momenti kur një raketë balistike iraniane godet zonën.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes Izraelite tha se raketa u rrëzua para se të arrinte në objektiv, por fragmente të raketës ranë dhe shkaktuan dëme në vendngjarje.

Sulmi ndodhi rreth 400 metra larg Murit Perëndimor dhe kompleksit të Xhamisë Al-Aksa, në zonën e Malit të Tempullit.

Shërbimet mjekësore nuk raportuan viktima nga sulmi, megjithëse dëmet mbeten të konsiderueshme në zonën e parkingut. Irani, nga ana e tij nuk ka bërë një deklaratë zyrtare në lidhje me sulmin.

Trending