Edi Rama po zhvillon takim në New York me emigrantët që punojnë dhe jetojnë aty prej vitesh.
Rama u pyet nga shqiptarët në Amerikë se kur do të hapert linja New York-Shqipëri. Kryeministri tha se kanë nisur negociatat me kompaninë amerikane, por nuk dha një përgjigje përfundimtare se kur do të realizohet.
Ai shtoi se po bëhen gati të hapet aeroporti i Vlorës.
“Aeroporti po negocion me kompaninë amerikane për të nisur fluturimet direkte. Nuk e di kur do përfundojë kjo negociatë por ne jemi gati të hapim edhe aeroportin e Vlorës i cili do të jetë me pistën më të gjatë në rajon, u bë i tillë për fluturime transoqeanike.”, tha Rama.