Trendy

Rama uron javë të mbarë me pamje të xhamisë së Ballies në zemër të Elbasanit

Para 2 muaj

Mëngjesi i së hënës dhe urimi për javë të mbarë për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama filloi me pamje të Xhamisë së Ballies e cila gjendet në zemër të Elbasanit.

Ai u uroi një javë të mbarë ndjekësve të tij në rrjete sociale, duke shpërndarë videon e cila tregon këtë Xhami e vlerësuar si një nga objektet më të veçanta të kultit në botë.

“MIRËMËNGJES, dhe me Xhaminë e Ballies në zemër të Elbasanit, tashme e rilindur dhe vlerësuar si një nga objektet më të veçanta të kultit në botë dhe fituese e Çmimit Ndërkombëtar 2025 nga ArchDaily për Arkitekturën më të Bukur Fetare, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Trending