Ramadan Sherifi, autor i golit të parë për KF Drita Bogovinë në fitoren 7:1 ndaj Jehona, ia ka kushtuar golin futbollistit 21-vjeçar Daniell Nikollovski, i cili dje humbi jetën në një aksident trafiku, shkruan tetova1
Nikollovski iu bashkua ekipit të Dritës së Bogovinës gjatë kësaj vere, ndërsa ndarja e tij nga jeta ka tronditur klubin dhe komunitetin e futbollit.
Me këtë gjest, Sherifi ka shprehur respektin dhe kujtimin për bashkëlojtarin e tij të ndjerë./tetova1.mk











