Trendy

“Rasti Grubi” / Mickoski tregon kush duhet të ketë frikë nga “lista e Grubit”

Para 1 orë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka folur për zhvillimet rreth rastit që lidhet me Artan Grubi. Ai deklaroi se lista për të cilën po flitet është e gjatë dhe se ka shumë persona që duhet të kenë frikë prej saj.

“Mendoj se lista është e gjatë e atyre që duhet të kenë frikë. Në interes të hetimit dhe të informacioneve që disponohen, nuk dua të futem më thellë në detaje”, tha Mickoski.

Ai nuk dha më shumë informacione lidhur me përmbajtjen e listës, duke theksuar se hetimet janë ende në zhvillim. /Tetova1

Trending